Site icon Telegrafi

Dua Lipa arrin në Prishtinë në prag të “Sunny Hill Festival”

“Sunny Hill Festival” nis nesër (e enjte) për të sjellur katër ditë atmosferë, muzikë dhe netë të paharruar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Shumë emra të njohur me famë botërore dhe artistë shqiptarë do të ngjiten në skenën e festivalit që mbahet në parkun e Gërmisë.

Tashmë ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa e cila bën hapjen e festivalit duke performuar në natën e parë, ka arritur në Prishtinë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Telegrafi mëson se nesër (e enjte) këngëtarja 26-vjeçare gjithashtu do të mbaj një konferencë për media.

Ndërsa në Kosovës gjatë ditës ka arritur edhe artisti italian, Mahmood, i cili pritet të performoj për publikun në natën e dytë, të premten e 5 gushtit.

Kujtojmë që artistët e tjerë botëror që do të perfomojnë këtë vit në “Sunny Hill Festival” janë ylli latin, J Balvin, Diplo dhe Skepta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sunny Hill Festival

Përveç në Prishtinë, theksojmë që këtë vit “Sunny Hill Festival” do të mbahet edhe në Tiranë, më 26, 27, 28 gusht. /Telegrafi/

Foto: Mahmood/Instagram

 

Exit mobile version