Site icon Telegrafi

Dua Lipa arrin 25 milionë ndjekës në Instagram

Dua Lipa. Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor “Swan Song”.

Kjo këngë është njëra prej temave muzikore të filmit të ri aksion “Alita” Battle Angel”, që do të publikohet së shpejti.

“Swan Song” është pritur mirë nga publiku, dhe vetëm përbrenda një dite ka arritur shifra të larta klikimesh në YouTube.

Dua në ndërkohë vazhdon të jetë shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndanë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe aktivitetet muzikore.

Dua Lipa (Foto: Robert Schlesinger/Getty Images/Guliver)

Vetëm në rrjetin social Instagram, këngëtarja shqiptare numëron tashmë mbi 25 milionë ndjekës.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi të bërë në Instagram, ku ka treguar se ndjehet e lumtur për mbështetjen kaq të madhe që po merr nga fansat.

“Faleminderit 25 milionë ndjekës! Faleminderit që po shikoni videon time të re muzikore mbi një milion herë dhe për gjithë mirësinë dhe mbështetjen!”, ka shkruar ndër të tjerash Lipa në Instagram.

Ndërkohë, pas dy javësh ajo do të paraqitet në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, ku garon për dy nga çmimet e këtij evenimenti të madh të muzikës. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version