Telegrafi

Dua Lipa argëtohet me të dashurin në veturë

Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, është duke punuar për albumin e saj të dytë, që do të dalë në treg së shpejti.

Krahas angazhimeve të shumta në karrierë, ajo po ndjehet mjaft e plotësuar edhe në jetën private.

Lidhja e saj me Anwar Hadid tashmë është e njohur për të gjithë, dhe dyshja dalin bashkë tashmë në çdo paraqitje publike të Duas.

Duke qenë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale, Lipa dhe i dashuri i saj shpesh ndajnë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ka qenë Dua ajo e cila ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet në veturë teksa shëtitet me të dashurin e saj.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Ndërsa e shoqëron videon me disa emoji zemre, artistja shqiptare tregon edhe më tepër dashurinë që ka ndaj Anwar, me të cilin është tash e sa muaj bashkë. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/InstaStory