Telegrafi

Dua Lipa argëtohet duke vallëzuar në një klub homoseksualësh në New York

Në atë që mund të përshkruhet si një lajm jo shumë i mirë për të, këngëtarja Dua Lipa u pa duke kërcyer në një klub homoseksualësh në New York dhe ishte aq ikonike sa mund nuk mund të imagjinohet.

Ajo ishte duke vallëzuar nën ritmet këngës së saj hit “Don’t start now”, kjo pasi atmosfera që ofrohet në këtë këngë dhe klip është vallëzimi nëpër klube.

Fakti që Dua Lipa vallëzon në një klub ‘gay’ është përcaktim fjalori i të drejtave të homoseksualëve.

Lexo po ashtu Sukses si i asnjë shqiptareje tjetër, Dua Lipa arrin dy miliardë klikime me "New Rules"

Pamjet e xhiruara me telefon nga Jon Ali dhe që u publikuan në rrjetet sociale, tregonin momentin kur këngëtarja e hitit “New Rules” po argëtohej në klubin e homoseksualëve të quajtur “Greenwich Village Playhouse”.

Videoja u bë virale në rrjetet sociale, me shumë nga fansat që e përcaktonin këngëtaren si “mbretëresha e të drejtave të komunitetit LGBTI”.

Këngëtarja 24-vjeçare është aleate, një muzikante që ka mbështetur vazhdimisht të drejtat e këtij komuniteti. /Telegrafi/