Telegrafi

Dua ishte ylli që Ava Max donte ta takojë në ‘MTV EMA’

Dua Lipa, Ava Max (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Shqiptarja e famshme, Ava Max, ishte një prej yjeve të ftuar për të interpretuar në skenën e ‘MTV EMA 2019’ që u zhvillua të dielën mbrëma në Sevilla të Spanjës.

25-vjeçarja mori vëmendje që me parakalimin e saj në tepihun e kuq, ndërsa më pas arriti ta fitonte edhe çmimin për depërtimin e vitit.

Lexo po ashtu Krahas çmimit, Ava Max mahniti me interpretimin e saj në MTV EMA

Në momentin e arritjes në ceremoni, ajo u pyet nga gazetarët se kë dëshironte ta takonte prej të famshmëve në këtë ngjarje.

Ava Max në tepihun e kuq në MTV EMA (Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)

Ndërsa natyrisht se emri i parë që përmendi ishte Dua Lipa. Edhe ylli tjetër ndërkombëtar ishte ndër performuesit e këtij evenimenti duke arritur të marrë vëmendje të madhe me interpretimin dhe shfaqjen e saj skenike.

Dua Lipa gjatë performancës në MTV EMA (Foto: Jeff Spicer/Getty Images for MTV/Guliver)

Në ndërkohë, MTV e ka publikuar performancën e plotë të Ava Max, e cila i interpretoi hitet e saj, “Sweet But Psycho” dhe “Torn”. /Telegrafi/