Shqiptarja e famshme, Ava Max, ishte një prej yjeve të ftuar për të interpretuar në skenën e ‘MTV EMA 2019’ që u zhvillua të dielën mbrëma në Sevilla të Spanjës.
25-vjeçarja mori vëmendje që me parakalimin e saj në tepihun e kuq, ndërsa më pas arriti ta fitonte edhe çmimin për depërtimin e vitit.
Në momentin e arritjes në ceremoni, ajo u pyet nga gazetarët se kë dëshironte ta takonte prej të famshmëve në këtë ngjarje.
Ndërsa natyrisht se emri i parë që përmendi ishte Dua Lipa. Edhe ylli tjetër ndërkombëtar ishte ndër performuesit e këtij evenimenti duke arritur të marrë vëmendje të madhe me interpretimin dhe shfaqjen e saj skenike.
Në ndërkohë, MTV e ka publikuar performancën e plotë të Ava Max, e cila i interpretoi hitet e saj, “Sweet But Psycho” dhe “Torn”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WljmTUSFuZw