Site icon Telegrafi

Dua ishte përjashtuar nga kori i shkollës, sepse nuk mund t’i arrinte notat e larta

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, gjatë një interviste për Corriere della Sera, ka treguar se si ishte përjashtuar nga kori i shkollës fillore, sepse nuk mund të arrinte dot notat e larta.

“Nëse do ta takoja sot atë mësues, nuk do të kisha asgjë për t’i thënë. Më frymëzon ajo që bëj dhe jam e lumtur që nuk u dorëzova, pavarësisht fjalëve të tij”, ka treguar 21-vjeçarja, transmeton TV Klan.

Gjatë intervistës, ajo është pyetur se cili është motivimi i saj, ndërsa përgjigja ishte: “Të mos heqësh asnjëherë dorë nga ëndrrat, pavarësisht pengesave!”.

Në bisedën për gazetën italiane, Dua ka treguar se do të vijë me album të ri pak para verës, ndërsa ka theksuar se dashurinë për muzikën e trashëgon nga i ati, i cili kishte një grup të muzikës rok në Kosovë.

Exit mobile version