Site icon Telegrafi

Dua han byrek në emision dhe i mëson prezantuesit britanikë të flasin shqip (Video)

Dua Lipa ishte mysafire në programin televiziv britanik “Sunday Brunch”, të drejtuar nga Tim Lovejoy dhe Simon Rimmer, njofton Klan Kosova.

Këngëtarja që tashmë ka arritur edhe famë botërore, gjatë këtij emisioni ka folur për të kaluarën e saj, dhe për ushqimin e preferuar të saj, që është byrek dhe pite.

Derisa Dua e provoi byrekun, prezantuesit kërkuan nga ajo që t’i mësojnë disa fjalë shqip.

“Faleminderit dhe Mirëdita”, u shqiptuan shumë mirë nga dy prezantuesit e njohur, fjalë këto që ua mësoi këngëtarja.

https://twitter.com/Albaenians/status/782597151499124737

Exit mobile version