Telegrafi

Dua fotografohet në darkë dhe duke u përqafuar me Trevor Noah

(Foto: DailyMail/Instagram/dualipa)

Dua Lipa dhe Trevor Noah kanë nxitur thashetheme për një romancë të mundshme, pasi janë fotografuar duke u përqafuar gjatë një daljeje të përbashkët në qytetin e New Yorkut.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori, komiku e moderatori i The Daily Show ishin shfaqur së bashku në një restorant xhamajkan, ndërsa fotografitë i ka siguruar Daily Mail.

27-vjeçarja dhe 38-vjeçari dukej të kishin kimi teksa ndanë një përqafim para se të vazhdonin në rrugë të ndara.

Një burim i DailyMail.com ka thënë se dyshja qëndronin të veçuar nga të tjerët në restorant.

Kujtojmë që Dua qenë në lidhje me modelin Anwar Hadid, me të cilin u nda në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/