Telegrafi

Dua fillon vitin 2018 atraktive në kopertinën e Nylon (Foto)

Dua Lipa pritet të startojë fuqishëm vitin 2018.

Viti i ri për Duan pritet të jetë vit i sukseseve të reja për këngëtaren shqiptare.

Ajo ka publikuar kopertinën e revistës Nylon që lansohet në janar të vitit 2018.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Dua duket plot stil me flokë të kapura dhe makijazh të thjeshtë teksa shfaqë anën e bukur të saj.

Dua Lipa duke performuar

Bukuroshja nga Prishtina ka shënuar sukses të madh në fund të vitit 2017, duke u shpallur artistja më e dëgjuar në Spotify dhe duke zënë vendin e parë në renditjen e 10 këngëve më të mira të revistës Time.

Dua ka shkëlqyer me albumin e saj të vet-titulluar, “Dua Lipa”, kurse hiti më i madh mbetet “New Rules”.

Ajo prej kohësh është në ildhje me Paul Klein, me të cilin po shijon jetë të lumtur private. /Telegrafi/