Dua Lipa u shpall artistja më e mirë e muzikës pop në ceremoninë e ‘MTV Europe Music Awards’ që u zhvillua në Bizkaia Arena në Bilbao të Spanjës.
Me gjithë konkurrentët e fortë, si Ariana Grande, Camila Cabello e Shawn Mendes, këngëtarja nga Kosova doli fituese.
Congrats to @DUALIPA on winning #MTVEMA Best Pop Award! 😘 pic.twitter.com/sjf1c48g6X
— MTV EMA (@mtvema) November 4, 2018
Ajo siguroi votat e nevojshme për të fituar çmimin ‘Best Pop’ në ‘MTV EMA 2018’. Për këtë sukses, 23-vjeçarja i ka falënderuar fansat që ia dhanë votën.
“Çmimet MTV EMA. Faleminderit fansave të mi që votuan për mua! Unë jam ‘bushtra’ juaj më e mirë pop”, ka shkruar Dua në Instagram.
Kategoria ‘Best Pop’ nuk ishte e vetmja, në të cilën konkurroi shqiptarja e famshme. Dua ishte në garë edhe në kategorinë për dukjen më të mirë në videoklip, të cilën e fitoi Nicki Minaj.
Njëherësh, ajo ka qenë e nominuar edhe në kategorinë kryesore atë të artistit më të mirë që e fitoi Camila Cabello.
Për më shumë, Dua është vlerësuar edhe për dukjen e saj në këtë ceremoni të madhe muzikore. /Telegrafi/