Telegrafi

Dua duket e mahnitshme me fustan të zi rrugëve të Londrës

Ajo e ka kaluar verën duke udhëtuar me aeroplan në të gjithë Evropën dhe nuk ka humbur kohë duke u përfshirë përsëri në skenën sociale në Londër që kur u kthye.

Dhe Dua Lipa nxiti magjepsjen ndërsa doli nga Chiltern Firehouse në Marylebone e veshur me një fustan maxi të ndarë dhe çizme të larta deri në gju të markës ‘Jimmy Choo’ të enjten.

Interpretuesja e hitit “New Rules”, 26 vjeçe, dukej elegante në fustanin e zi me qafë dhe një palë syze dielli të zeza me stil, shkruan DailyMail.

Dua shfaqi ndjenjën e saj të patëmetë të stilit ndërsa doli nga një prej vendeve më të vizituara të yjeve të listës A.

Ajo i la flokët e saj të zeza të binin lirshëm rreth shpatullave të saj dhe për aksesorë kishte vënë një gjerdan prej argjendi.

Lexo po ashtu Dua Lipa vazhdon të mahnitë me paraqitjet me stil, teksa fansat mendojnë se ajo ka humbur shumë peshë

Ylli mbante një çantë lëkure të madhe në krah, e cila përmbante detaje të thyera dhe një rrip të trashë, ndërsa ajo tregonte figurën e saj fenomenale trupore në fustanin e lëpirë për trup.

Më herët atë ditë, Dua u pa në një dalje të rastësishme kur u largua nga palestra, teksa dukej mjaft komode në veshje sportive.

Dua përndryshe është duke qëndruar gjatë këtyre ditëve në kryeqytetin britanik, shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid. /Telegrafi/