Telegrafi

Dua dhe G4shi e ndezin atmosferën duke vallëzuar me këngë shqipe në “Sunny Hill”

Mbrëmë (e shtunë), është mbajtur nata e dytë e festivalit ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”.

Në këtë natë performuan një numër i madh i artistëve të suksesshëm, përfshirë edhe G4shin, i cili vjen për herë të dytë në këtë festival.

Derisa këndoi disa nga projektet e tij, G4shi në një moment shfaqet duke u argëtuar tejet shumë me Dua Lipën, të cilët shihen duke vallëzuar me këngë shqipe.

E mbështjellur me flamurin kombëtar, këngëtarja Lipa rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me performancën e saj.

Lexo po ashtu Dua Lipa bën shqiponjën me duar: A jeni gati për natën e dytë "Sunny Hill Festival", Prishtinë të dua

Theksojmë që Dua këtë herë në “Sunny Hill” ishte vetëm në rolin e spektatores, e shoqëruar nga familja dhe i dashuri i ri Anwar Hadid. /Telegrafi/