Mbrëmë (e shtunë), është mbajtur nata e dytë e festivalit ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”.
Në këtë natë performuan një numër i madh i artistëve të suksesshëm, përfshirë edhe G4shin, i cili vjen për herë të dytë në këtë festival.
Derisa këndoi disa nga projektet e tij, G4shi në një moment shfaqet duke u argëtuar tejet shumë me Dua Lipën, të cilët shihen duke vallëzuar me këngë shqipe.
E mbështjellur me flamurin kombëtar, këngëtarja Lipa rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me performancën e saj.
Theksojmë që Dua këtë herë në “Sunny Hill” ishte vetëm në rolin e spektatores, e shoqëruar nga familja dhe i dashuri i ri Anwar Hadid. /Telegrafi/