Ajo i është bindur vendimeve qeveritare të vendit duke qëndruarnë vetë-izolim në një përpjekje për të frenuar përhapjen e coronavirusit.
Dhe Dua Lipa ka zbuluar se ajo dhe i dashuri Anwar Hadid, 20 vjeç, janë detyruar të izolohen në një ‘shtëpi momentale të adhtuquajtura Air B&B’, kjo pasi fiqnjët sipas çiftit përmbysën banesën e tyre, shkruan DailyMail.
“Air B&B”, është një treg në internet për rregullimin ose ofrimin e strehimit, kryesisht në shtëpi rastësore, ose përvojat e turizmit. Kompania nuk posedon asnjë prej listave të pasurive të patundshme, as nuk pret ngjarje; ajo vepron si ndërmjetëse, duke marrë komisione nga secili prenotim.
Krijuesja e hitit, “Don’t start now”, 24 vjeçe, ishte e ftuar së fundmi në Radio Capital në emisionin e mëngjesit, ku tregoi se si kur ishte kthyer në shtëpi nga turneu në Australi, e gjeti apartamentin e saj ‘të shkatërruar ’nga renovimet e shtëpisë së fqinjëve.
Ylli me origjinë shqiptare foli edhe për pandeminë që mbërtheu botën dhe diskutoi për trishtimin e saj që nuk arriti që këtë kohë të çuditshme ta kalonte në vendbanimin e saj.
Ajo tha: “Tani jam detyruar të qëndroj në një shtëpi të rastit, sepse banesa ime është shkatërruar praktikisht”.
“Kështu, fqinjët e mi kanë rinovuar sipër shkallëve gjatë javëve të kaluara dhe unë kam qenë larg në Australi”.
“Kur u ktheva dy javë më parë, unë hyra në dhomën time dhe pash dyshemen e mbuluar me ujë. Kishte pikuar nga lart poshtë për javë të tëra, kështu që kishte vetëm një përmbytje të madhe në të gjithë shtëpinë time për fat të keq”, tregoi artistja shqiptare.
Këngëtarja, e cila së fundmi publikoi albumin e saj të ri “Future Nostalgia”, i tha prezantuesit se ajo dhe i dashuri i saj, Anwar kishin planifikuar të shkonin drejt Amerikës, por planet iu dështuan pasi Donald Trump ndaloi udhëtimet nga Mbretëria e bashkuar për në ShBA.
Sidoqoftë, ajo zbuloi se gjërat nuk ishin shumë të tmerrshme pasi ajo kishte gati dy vjet që jetonte me të.
Ajo vazhdoi: “Nuk është gjithçka e keqe edhe pse nuk jam vetëm, fatmirësisht. Po e kaloj këtë kohë me të dashurin tim”.
“Ne kemi dashur të kthehemi në ShBA për të kaluar këtë kohë të çuditshme me familjen e tij, por kjo ishte dita kur erdhi urdhëri i ndalimit të udhëtimeve nga Trump”, tha Dua.
“Ne kishim për qëllim që të fluturonim atë ditë, por për fat të keq nuk arritëm”, tregoi tutje ajo.
Kjo situatë vjen pasi Lipa u përlot të hënën në një lidhje direkte me fansat e saj në Instagram, duke treguar se si i gjithë turneu i saj i koncerteve ishte shtyrë.
Dua kishte planifikuar ta publikonte albumin e ri “Future Nostalgia” më 3 prill, por e tërhoqi datën e lansimit për 29 mars.
“Shpresoj që të ju sjell pak lumturi dhe shpresoj që ju bëj të buzëqeshni, dhe shpresoj që t’ju bëj krenarë”, tha ajo për fansat kur njoftoi daljen më herët në treg të albumit të saj të dytë. /Telegrafi/