Site icon Telegrafi

Dua dhe Anwar shfaqen me veshje të njëjtë ‘Burberry’

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, tash e disa muaj është duke e shijuar romancën e re me vëllanë e motrave të famshme, Bella dhe Gigi Hadid, Anwar Hadid.

Të njëjtit janë vazhdimisht të ndjekur dhe çifti nuk hezitojnë të ndajnë me fansat e tyre momente të veçanta pranë njëri-tjetrit.

Kështu, është këngëtarja jonë e cila së fundmi në rrjetin social, Instagram, ka ndarë një imazh me Anwarin, të cilët nuk ka dyshim se morën vëmendje me veshje të njëjtë të ‘Burberry’.

Ata duken tejet të lumtur së bashku, ndërkohë që ky postim i 24-vjeçares mori reagime të shumta edhe nga fansat e saj.

Lexo po ashtu Dua Lipa shkëlqen me të dashurin në sfilatën e re të Burberry

Këta të fundit ditë më parë udhëtuan nga New Yorku, për në Londër, për të ndjekur nga afër revynë e modës nga ‘Burberry’.

Çifti ishte duke marrë pjesë në shfaqjen e “Burberry’s Spring 2020”, ndërsa shikonin yjet duke defiluar me veshjet e koleksionit të ri nga ‘Burberry’.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid së bashku në sfliatën e Burberry (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Dua dhe Anwar gjithashtu thuhet se kanë çuar në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre, pasi kanë marrë së bashku një apartament me qira në New York, vend ky në të cilin u zhvendosën së fundmi, për të jetuar së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version