Telegrafi

Dua bashkë me anëtarin e One Direction (Video)

Sot nuk mund të quhet çudi pasi ajo është një yll në ngritje dhe shoqërimi me yjet e mëdhenjë botëror është e zakonshme, por nuk mund të themi për periudhën e para dy viteve kur Dua nuk njihej nga askush.

Këngëtarja shqiptare shoqërohej me anëtarin e One Direction, Harry Styles dhe në atë periudhë kjo nuk bëri bujë.

Në një video të para dy viteve, dyshja shihen duke u argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Nuk dihet se si ishte raporti i tyre në atë kohë dhe pse ata nuk shihen më bashkë, pasi Dua tashmë ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë ndërsa në anën tjetër Harry njihet për dashuriçkat e tij të njëpasnjëshme./Telegrafi/