Telegrafi

Dru në banjë – lavamanë dhe vaska në një kombinim të parezistueshëm të qeramikës dhe drurit

Vaskat dhe lavamanët prej druri nuk janë tani të paimagjinueshëm

Kompanitë e njohura të dizajnit prodhojnë mobilie banjash duke kombinuar drurin me materialet klasike që përdoren tashmë në banjë.

Druri jep dukjen e luksit dhe përshtatet në mënyrë të përkryer në apartamente rurale dhe shtëpi pushimi që duan t’u ofrojnë miqve tanë një ndjenjë ngrohtësie dhe rehati mesdhetare, transmeton Telegrafi.

Në shumicën e rasteve, druri në banjë përpunohet me dorë dhe kjo fazë përfundimtare rrit koston e mobilimit të banjës.

Çdo pjesë është krijuar si ide në letër, dhe më pas në kompjuter në teknikën 3D, transmeton Telegrafi.

Këto lloj pjesësh banjash shpesh bëhen në një numër të kufizuar kopjesh dhe përshtaten me nevojat dhe dëshirat e klientëve.

Edhe pse druri është një material tradicional, vaska dhe lavamanë prej druri janë dëshmi se ky kombinim materialesh mund të jetë vërtet modern.

Linjat e vaskës dhe lavamanit janë të rrumbullakosura e të plota dhe jashtëzakonisht të rafinuara, elegante.

Përveç kësaj, druri i errët dhe smalti i bardhë ofrojnë një kontrast të theksuar që ju lë pa frymë.

Si duket druri në banjë?

Lavaman prej druri

 

Vaskë prej druri

 

Një kombinim i drurit dhe qeramikës

 

Një tjetër kombinim i drurit dhe qeramikës

 

Detaje të mira druri në banjë

 

Dizajn bashkëkohor me kombinime të materialit tradicional – druri

Çfarë mendoni – si i përshtatet druri banjës, a është një ‘dashuri’ që mund të zgjasë? Nëse nuk jeni të sigurt për vaska dhe lavamanë prej druri, ndoshta duhet të paktën të zgjidhni veshjet e dyshemesë prej druri? /Telegrafi/