Site icon Telegrafi

Dropbox pritet të del në bursë

Kompania që ofron shërbimin cloud Dropbox, ka nisur përgatitjet për daljen në bursë e cila e vlerëson 30 për qind më pak sesa vlente katër vite më parë.

Dropobox shpreson të shesë aksionet mes 16 dhe 18 dollarë secilën dhe kështu kompania do të vlerësohej mes 7 deri në 7.9 miliardë dollarë, shumë më pak sesa vlera prej 10 miliardë dollarësh që arriti në 2014-në.

Vitin e kaluar Dropbox raportoi 1.1 miliardë dollarë të ardhura, një rritje me 31 për qind krahasuar me një vit më parë.

Kompania përballet me konkurrencën e egër të Apple, Amazon, Microsoft dhe Google. Kompania thotë se ka 500 milionë përdorues të regjistruar nga 180 shtete, ku 11 milionë paguajnë për shërbimet cloud të kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version