Site icon Telegrafi

Droni shkakton kaos në aeroportin e dytë më të ngarkuar në Britani, policia thotë se nuk mund ta rrëzojnë atë (Foto/Video)

Aeroporti i Gatwick ende vazhdon të jetë i “shqetësuar” nga një dron – dhe pamjet thuhet se tregojnë snajperët e policisë të vendosur në mes të presionit në rritje për të shuar kërcënimin.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pamjet nga Aeroporti i Gatwick tregojnë një ekip të snajperistëve të policisë pranë pistës ku ata janë në kërkim të një droni.

Kaosi është ngritur për 15 orët e fundit pasi droni u zbulua për herë të parë në orën 21:00 të ditës së mërkurë.

Si pasojë, të gjitha fluturimet kanë pësuar ndryshime në aeroportin e dytë më të ngarkuar të Britanisë.

Policia kishte refuzuar në mënyrë të përsëritur për të qëlluar dronin mes frikës se plumbat mund të shkaktonin më shumë huti dhe panik.

Megjithatë, ka vazhduar të rritet – me udhëtarët e zemëruar që i bëjnë thirrje aeroportit të shkatërrojë fluturaken. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=EQzHpMWU-8U

Exit mobile version