Në ujërat e kristalta të ‘Gjirit të Peshkaqenit’, që ndodhet në perëndim të bregdetit të Australisë, është regjistruar momenti kur rreth 70 peshkaqenë e kanë shqyer një balenë.
Turistët që ndodheshin në dy barka, kanë pasur rastin e rrallë të shohin nga afër se si janë ushqyer këto gjallesa deti, me një tjetër që peshon 36 mijë kilogramë, transemton Telegrafi.
Në videon e plasuar më poshtë, mund të shihen pamje që i ka regjistruar droni, duke qëndruar në lartësi, si dhe shumë afër ngjarjes.
Uji i pastër ka bërë që të shihen qartë peshkaqenët, si dhe preja e tyre gjigante që besohet të ketë ngordhur, para se të sulmohet. /Telegrafi/