Site icon Telegrafi

Droni në Mitrovicë, komandanti i KFOR-it: Kam kërkuar që të bëhet një hetim për shkaqet e mosfunksionimit  

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral major Ferenc Kajari në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka dhënë detaje për rënien e dronit ditë më parë në rajonin e Mitrovicës.

Kajari në këtë intervistë për Telegrafin ai ka folur edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e këtij misioni ushtarak për të ofruar siguri në vendin tonë.

Lexo po ashtu EKSKLUZIVE: Komandanti i KFOR-it thotë se nuk ka asnjë tregues për ndonjë lloj kërcënimi - "të gatshëm të veprojmë ndaj çdo lloj sfide për sigurinë"

Ai ka bërë të ditur se droni që ka rënë në Mitrovicë ishte i KFOR-it dhe se ka kërkuar që të bëhet një hetim për shkaqet e mosfunksionimit, në mënyrë që t’i nxjerrin mësimet e duhura nga ky incident.

“Droni ynë ishte duke e bërë një mision rutinor monitorimi në mbështetje të aktiviteteve të KFOR-it, në përputhje me rezolutën 1244 të këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, e cila mandatin KFOR-in të ofroj dhe të mbështes një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha komandanti i KFOR-it.

Lexo po ashtu Dron i panjohur i bie në oborr - flet pronari i shtëpisë në Mitrovicë

Kajari ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e tyre si dhe kontaktin e menjëhershëm me autoritetet e Kosovës.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të falënderoj personalisht popullatën vendase për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre, si dhe për kontaktin e menjëhershëm me autoritetet e Kosovës, duke e bërë të mundur që ne të marrim dronin dhe të minimizojmë çdo shqetësim të shkaktuar nga incidenti. Kam kërkuar që të bëhet një hetim për shkaqet e mosfunksionimit, në mënyrë që t’i nxjerrim mësimet e duhura nga ky incident”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Exit mobile version