Telegrafi

Droni kap momentin kur peshkaqeni prej tri metrave, noton pranë pushuesve në një plazh në Australi

iPamjet të filmuar nga ajri me dron, shfaqin peshkaqenin gjigant mbi tri metra të madh duke notuar vetëm pak metra larg disa pushuesve në një plazh në Australi.

Videoja rrëqethëse është filmuar nga John i cili ngriti në ajër dronin dhe pa peshkaqenin në plazhin Mullaloo në veriperëndim të Perth, transmeton Telegrafi.

Një burrë shihet duke luajtur në ujë me dy fëmijët, dhe në një moment zhytet në ujë derisa peshkaqeni u afrohet sa për “t’i kontrolluar”.

Sipas autoritet të videos, ishin dy peshkaqenë, por që njëri ishte larguar më herët, e atë që e filmoi thotë se ishte “sorollatur” në plazh për tri ditë.

Plazhet e Australisë shpesh “vizitohen” nga peshkaqenët, dhe për këtë arsye autoritetet kërkojnë nga pushuesit t’i kushtohet vëmendje shenjave paralajmëruese. /Telegrafi/