Një rezervist i ushtrisë izraelite është plagosur rëndë, kur një palestinez hapi zjarr mbi trupat e IDF-së në Tulkarem të Bregut Perëndimor, gjatë një operacioni ushtarak që po e zhvillonte IDF-ja.
Në kumtesën e IDF-së thuhet se droni i tyre po kryente sulme mbi një grup të palestinezëve, që kishin mjete shpërthyese dhe po gjuanin ushtarët izraelitë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, pas aktivizimit të dronit që lokalizoi dhe qëlloi palestinezët, autoritetet palestineze kanë njoftuar se katër prej tyre janë vrarë në këtë sulm.
Në anën tjetër në Bani Naim të Bregut Perëndimor është duke vazhduar operacioni ushtarak i izraelitë, që kanë bastisur shtëpisë e palestinezëve që kishin kryer me herët sulme vdekjeprurëse në Ra’anana.
Ata në shumicën e rasteve, pas bastisjeve që i kryejnë i hedhin në erë këto shtëpi, që konsiderohen të jenë të eprorëve të lartë të grupit militant palestinez Hamas. /Telegrafi/
An IDF reservist was seriously wounded after Palestinian gunmen opened fire at troops in the West Bank city of Tulkarem earlier, during a counter-terrorism operation, the military says.
The IDF says it carried out a drone strike against a group of Palestinians hurling explosives… pic.twitter.com/mXhTgDsqt0
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) January 17, 2024