Telegrafi

Droni “buburrec” që mund të jetë një mjet shpëtimi për ukrainasit

Buburrecat njihen si të fortë dhe praktikisht të pathyeshëm dhe duket se janë frymëzimi për një lloj të ri dronit tokësor.

Një ekip ushtarak ukrainas kanë zhvilluar Targanin, (buburrec në gjuhën ukrainase), si një automjet i vogël me kosto të ulët që ushtria thuhet se tani dëshiron ta prodhojë në numër të madh.

Lexo po ashtu Drama mbi Ukrainë, një aeroplan pasagjerësh përfundoi gabimisht në qiellin e vendit të shkatërruar nga lufta

Ekspertët thonë se droni është veçanërisht i dobishëm për kryerjen e vëzhgimit dhe shpërthimit të armëve pranë objektivave të armikut.

Ai gjithashtu mund të pastrojë minat pa pasur nevojë për njerëz, pretendoi ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, raporton skynews.

Targan kontrollohet me telekomandë deri në një distancë prej rreth dy kilometrave. Me peshë vetëm 18 kilogram, mund të mbajë deri në 30 kg.

Ushtria po përpiqet të mbledhë para për financimin e dronëve, të cilët janë relativisht të lirë për t’u prodhuar sepse përbërësit e tij zakonisht gjenden në produkte komerciale. /Telegrafi/