Telegrafi

Droni me algoritmin special që i mundëson të shmangë gati çdo gjë që i hidhet (Video)

Specialistët e Universitetit të Zvicrës dhe Marylandit, e kanë zhvilluar algoritmin që e kanë integruar në një dron, për t’ia mundësuar shmangien e gati çdo objekti, që hidhet në drejtim të tij.

Derisa eviton që të përplaset në pengesat që e rrethojnë, fluturakja mund të shmange me lehtësi deri në 70 për qind, gjërat të cilat rrezikojnë ta godasin, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që të krijohet ky sistem, është kopjuar forma se si veprojnë gjallesat e ndryshme në natyrë, se si fluturojnë dhe në të njëjtën kohë, identifikojnë dhe shmangin objektet dinamike, në të cilat janë në rrezik të përplasen.

Realizimi i kësaj mundësia, është bërë nëpërmjet kamerës dhe sistemit sonar, që e vlerëson situatën dhe kryen shmangiet me sukses.

Vendosja e këtij sistemi, i ndihmon dronit të jetë më i sigurt gjatë fluturimeve të ndryshme, si dhe të mos shkaktojë dëme dhe të ruajë formën që ka. /Telegrafi/