Site icon Telegrafi

Dronët ukrainas sulmojnë fabrikën më të madhe të eksplozivëve në Rusi

Forcat ukrainase kanë sulmuar infrastrukturën e një aeroporti ushtarak në Lipetsk të Rusisë dhe fabrikën më të madhe për prodhimin e eksplozivëve në rajonin e Nizhny Novgorod, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Kievit.

Konfirmimi erdhi pasi zyrtarët rusë thanë se Ukraina kishte shënjestruar ato rajone në një sulm me dron gjatë natës.

Megjithatë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës është ende duke vlerësuar shkallën e dëmeve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Këtë natë, dronët e operuar nga inteligjenca e mbrojtjes SBU, SOF dhe HUR goditën Sverdlov në qytetin e Dzerzhynsk, rajoni i Nizhny Novgorod. Është një element i kompleksit ushtarak-industrial të Rusisë. Produktet përdoren në përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë”, deklaroi një burim i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës.

Siç raportohet, në atë fabrikë rusët prodhojnë eksplozivë, raketa dhe predha artilerie, bomba aviacioni, përfshirë KAB, koka luftarake për raketa të drejtuara kundër tankeve dhe për sisteme raketore kundërajrore.

Objekti ndodhet 900 kilometra larg kufirit me Ukrainën, theksoi burimi.

“Puna për zvogëlimin e aftësive ushtarake të armikut do të vazhdojë”, theksoi një tjetër burim. /Telegrafi/

Exit mobile version