Të alkoolizuarit përbëjnë një problem real në rrugë, por ndërsa këta të fundit mund të identifikohen lehtësisht nga policia, një tjetër kategori në timon janë të rrezikshëm në rrugë.
Policia e Teksasit në SHBA ka postuar një video për të dëshmuar se droga mund t’i bëjë njerëzit të bëjnë gjëra që normalisht nuk i bëjnë. Policia në Lukfin ka postuar një video në faqen e saj në Facebook, që tregon një aksident të shumëfishtë.
Raportohet se 45-vjeçari McTavish Raymond, ishte larguar nga vendngjarja e një aksidenti të martën para se të përplaste disa automjete të parkuara jashtë një dyqani, transmeton tch.
Videoja tregon se Raymond nuk bëri asnjë përpjekje të dukshme për të ndaluar ose për të shmangur aksidentin. Fatmirësisht kësaj here nuk ka pasur pasojë në jetë njerëzish, por autoritete apelojnë që të tregohet kujdes.