Site icon Telegrafi

Drogba konfirmon se Lampard është në bisedime me Chelsean

Didier Drogba ka treguar se Frank Lampard është në bisedime për t’u bërë trajner i Chelseat, pas largimit të Maurizio Sarrit në drejtim të Juventusit.

Besohet se Roman Abramovich është duke biseduar me legjendën e Bluve që aktualisht drejton Derby Countyn, për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Por, legjenda nga Bregu i Fildishtë ka bërë të ditur se marrëveshja në mes të Lampardit dhe Chelseat është shumë afër të arrihet.

Frank Lampard (Foto: Getty Images/Guliver)

“Do të ndodhë së shpejti, qetësohuni!”, u është drejtuar Drogba tifozëve të klubit londinez. “Arritjet për të do të thonë gjithçka, unë e shoh atë (Lampardin) duke na çuar përpara”.

Lexo po ashtu Lampard si trajner i Chelseat, në stafin e tij do të ketë shumë yje

Ish-reprezentuesi i Anglisë është aktualisht në pushime, por pritet që në fillim të javës së ardhshme të prezantohet në Stamford Bridge nëse arrihet marrëveshja.

Chelsea do t’i paguajë Derby Countyt katër milionë euro për ta shkëputur kontratën e Lampardit, ndërsa ky i fundit do të përfitojë një pagë prej tre milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version