Legjenda e Chelseat, Didier Drogba, i ka kërkuar Mohamed Salah që të largohet nga Liverpool dhe të kthehet në Stamford Bridge.
Drogba dhe ylli i Liverpoolit, Salah ishin bashkëlojtarë te Chelsea në vitin 2014.
Dhe legjenda nga Bregu i Fildishtë e pranon se do të dëshironte ta shihte yllin egjiptian të rikthehej te ish-klubi i tij mes spekulimeve për të ardhmen e tij në Anfield.
“Nëse jam egoist, do t’i them Salah të largohet nga Liverpooli dhe të kthehet në Chelsea”, ka thënë fillimisht Drogba me shaka kur foli për Al-Axis TV.
“Mendimi im është se Salah do të mbetet më i miri, pa marrë parasysh nëse ai do të vazhdojë te Liverpooli apo nëse do të lëvizë diku tjetër”.
“Çdo ekip tjetër do të performonte më mirë [me të] sepse ai e kupton atë që po bën, është i mirë në shënimin dhe krijimin e golave dhe ka nevojë vetëm për besimin e trajnerit”.
“Nuk e di se cili do të ishte vendimi i tij. Ky është vetëm vendimi i tij dhe e ardhmja e tij, por kudo që të shkojë, unë do të jem një nga fansat e tij”, përfundoi ish-sulmuesi i Bluve. /Telegrafi/