Telegrafi

Drogba emëron dy lojtarët e Real Madridit që mund të fitojnë Topin e Artë në pesë vitet e ardhshme

Sulmuesi legjendar, Didier Drogba ka zgjedhur dy futbollistë të Real Madridit të cilët mendon se mund ta fitojnë në të ardhmen e afërt çmimin më të madh individual, Topin e Artë.

Topi i Artë 2023 do të jepet pas disa ditësh, me datë 30 tetor, në një ceremoni të organizuar në kryeqytetin francez, Paris.

Këtë vit, Topi i Artë pritet t’i takojë legjendës argjentinase, Lionel Messi, i cili në sezonin e fundit fitoi Kupën e Botës “Katar 2022”, por edhe trofetë vendos me PSG-në.

Lexo po ashtu E kryer, Lionel Messi fitues i Topit të Artë 2023

Ky do të ishte Topi i Artë i tetë për Messin në histori, por Drogba ka tregua se kush nga lojtarët e Real Madridit mund ta fitojë në të ardhmen.

“Lojtarët e rinj që mendoj se do të fitojnë Topin e Artë në 5 vitet e ardhshme? Bellingham dhe Vinicius Junior”, ka thënë Drogba.

Këto janë zgjedhje të shkëlqyera nga legjenda e Chelsea dhe Bregut të Fildishtë.

Lexo po ashtu Përgjigja brilante e Thierry Henryt kur u pyet se kush duhet ta fitojë Topin e Artë 2023

Bellingham tashmë duket si një kandidat i mrekullueshëm për Topin e Artë duke pasur parasysh performancat e tij të fundit. Ai mund të jetë ndër pretendentët kryesorë për çmimin e vitit 2024.

Sa i përket Vinicius Junior, e rëndësishme për brazilianin është të jetë sërish konsekuent. Nëse ai fiton Ligën e Kampionëve ose Kupën e Botës, ky do të ishte një bonus masiv për shanset e tij. /Telegrafi/