Driton Kuka ka shprehim zhgënjimin e tij me paraqitjet e lojtarëve të rinj në Lojërat Evropiane në Baku.
Trajneri i xhudos ka pohuar se deri më tani sportistët patën performancë të dobët duke përfshirë edhe Erza Muminoviqin, e cila pësoi humbje në xhiron e parë.
“Në Baku po mbahen EYOF ose Lojërat Evropiane për të rinj… Gara këto të sportistëve të rinj 14-18 vjeç. Deri sot performancë e dobët e krejt sportistëve në të gjitha sportet përfshi edhe Erzen që llogaritej favorite për medalje. Kjo është alarmante se garuesit e rinj s’po ndërtohen si duhet në Kosovë. Për tjerat sporte se di por për Erzen e edhe disa garues të ekipit tim saktësisht e di shkakun dhe arsyen e paraqitjes shumë të dobët! Sporti kulminant duhet jetë sportive 100 për qind përfshi këtu edhe daljet e shpeshtuara duke zvogëluar kështu fokusin për gara serioze! Përgjegjësi do kërkoj nga secili veç e veç,në ekipin tim!”, shkroi ai në Facebook.
Më tej tha se në këto gara duhet të shkohet me përgjegjësi, e jo vetëm për shëtitje e fotografi.
“Prezentimi i shtetit kërkon përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shëtitje e fotografi! Deri në fund të EYOF ka ende garues,të shpresojmë … Çdo federatë e trajner merrini përgjegjësitë e mos i bëni qejf vetes se kryhet gara e çdo send harrohet,këtu po i përfshij edhe njerëz në stafin e trajnerëve në ekipin tim e patjetër edhe unë dua të marr përgjegjësitë e mia. Foton e postova sa mos me mbet teksti i zbraztë”, shkroi më tej Kuka.
Fituesja e medaljes së bronztë për të rinj, Erza Mumonoviq është paraqitur në kryeqytetin azerbajxhanas të Bakus.
Xhudistja jonë nuk e pati ditën, pasi nuk arriti të kalojë garuesen nga Hungaria Anna Kriza, në raundin e parë të kategorisë deri në 48 kilogramë. /Telegrafi/