Trajneri nga Kosova, Driton Kuka ka fituar çmimin e më të mirit në xhudo për vitin 2021.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka filluar ndarjen e çmimeve për më të mirët për vitin 2021 (‘Judo Awards 2021’) pasi tashmë është mbyllur votimi.
Nga votimi i filluar më 10 dhjetor e që zgjati deri më sot (18 dhjetor), Driton Kuka fitoi shumicën e votave në garën e trajnerëve.
Kështu, trajneri pejan, Driton Kuka zgjidhet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo, shkruan Telegrafi.
Kuka në këtë garë arriti të mposht dyshen e trajnerëve të Francës, Larbi Benboudaoud dhe Christophe Gaglian, si dhe emra tjerë të njohur si Robert Eriksoonin, Yvonne Boenisch e Kosei Inoue.
Ndryshe, Kuka ishte thuajse më meritori në fitimin e medaljeve të arta olimpike nga xhudistet tona, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. /Telegrafi/
Congratulations to our 2021 #JudoAward winners! 🏆🥋#Judo #AwardsSeason #WJT pic.twitter.com/M54i7mBcN8
— Judo (@Judo) December 18, 2021