Site icon Telegrafi

Driton Kuka: Spanja u njoftua dy herë me shtetin e Kosovës

Ashtu siç kishte premtuar edhe ndodhi. Trajneri Driton Kuka i është gëzuar triumfit të dyfishtë të Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’.

Në garën e zhvilluar në Tarragona të Katalunisë, në Spanjë, Kosova mori pjesë për herë të parë dhe suksesi nuk mungoi.

Driton Kuka me dy fitueset e medaljeve të arta (Foto: Facebook/KOK)

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u stolisën me medalje të arta në kategoritë e tyre në xhudo.

Lexo po ashtu Lajmet nga XHUDO

“Dy të arta! Lojërat Mesdhetare, Disi e Nora na bën krenarë! Në shtetin e Spanjës dy herë u njoftuan me shtetin tonë të ri”, ka shkruar Kuka në një postim në Facebook.

Pas kualifikimit të dy xhudisteve tona në finale, Toni kishte theksuar se nuk do të kththeshin duarthatë.

“Distria e Nora në finale të Lojërave Mesdhetare! Hera e parë Shteti ynë merr pjesë, por duarthatë s’do kthehemi në vendlindje…”, kishte shkruar Kuka dhe ashtu ndodhi.

Ndryshe, Distria Krasniqi triumfoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, kurse Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version