Site icon Telegrafi

Driton Kuka reagon rreth ligjit për Sponzorizim: Leni kauzat politike kur është në pyetje sporti

Dirton Kuka dhe treshja e medalistëve në xhudo

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas mos finalizimit të ligjit për sponzorim të kulturës dhe sportit, i cili dje (e mërkurë) në mungesë të kuourimit në Kuvendin e Kosovës nuk ka marrë mbështetjen e deputetëve.

Edhe njëherë sporti i Kosovës nuk ka marrë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ligjvënësit kosovar nuk e kanë votuar amendamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili parashihte Sponsorizimin në fushën e Sportit, Kulturës e Rinisë.

Lexo po ashtu Në mungesë të kuorumit, amendamenti për sponzorizimin e sportistëve nuk votohet

Në lidhje më ketë ka reaguar ashpër trajneri i njohur, Kuka, i cili ka thënë se Sporti është Kryefjala e shtetësisë së Kosovës, ndërsa politikat duhet t’i lënë kauzat politike që dëmtojnë sportin.

“Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja, nëse keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të ulemi e të diskutojmë, por leni kauzat politike kur është në pyetje sporti!”, ka shkruar ndër tjerash Kuka në profilin e tij privat në Facebook.

Ndryshe, dje një gjë të tillë është mbështetur edhe nga partitë në pozitë dhe opozitë, por që kur erdhi radha e votimit, amendamenti nuk u votua, në mungesë të kuorumit.

Ligji parasheh që shumë biznese ta ndihmojnë financiarisht sportin dhe kulturën në vendin tonë, por ende nuk është finalizuar.

/Telegrafi/

Exit mobile version