Telegrafi

Driton Kuka për herë të katërt zgjidhet “Trajneri i Vitit”

Komiteti Olimpik i Kosovë (KOK) ka ndarë çmimet kryesore të vitit 2019 në një ceremoni të mbajtur sot (e enjte) mbrëma.

Driton Kuka është zgjedhur edhe një herë trajneri më i mirë i vitit në Kosovë.

I padiskutueshëm në këtë çmim. Për herë të katërt radhazi, përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, vlerësohet trajneri më i mirë i vitit.

Gjatë 2019-ës, xhudistet e Kukës fituan tri medalje të bronzta në kampionatin botëror Tokio 2019, dhe një të bronztë në botërorin U-21.

Krahas tyre, nuk munguan edhe medaljet evropiane. Tri të tilla: një e artë, një e argjendtë dhe një e bronztë u fituan në Lojërat Evropiane të Minskut, si dhe dy të bronzta në evropianin e junioreve.

Nuk munguan edhe medaljet në garat e Masters, Grand Slam e Grand Prix.