Driton Kuka ka reaguar në llogarinë e tij në lidhje me rrugëtimin e Akil Gjakovës në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.
Xhudisti nga Peja nuk ia doli që t’i siguronte Kosovës medaljen e dytë, pas Distria Krasniqit, por që bëri paraqitje bravuroze.
Në reagimin që mund ta lexoni më poshtë (pa ndërhyrje), trajneri Kuka ka thënë se fati sot nuk ishte në anën e tyre:
Luftove si luan sot Akil!
Arrite gjysmëfinalen Olimpike!
Meritove medaljen por fati sishte me ne sot!
Tri fitore të mëdha,Azeri e Japonezi ndalën medaljen e parë për shtetin e Kosovës për meshkuj pas luftes!
Pesë lufta të çmendura dhe të forta.
Ishe në çdo element më i mirë në gjysëmfinale por në sport ndonjëherë fati luan rolin e vet!
Vendi i 5 në Lojëra Olimpike rezultati më i madh për meshkuj pas shpalljes së pavarësisë!
Nora sot garoj e lënduar por e pati dëshirën edhe një herë të garoj në Lojëra Olimpike,jo për veten por për shtetin tonë,për popullin Shqiptar,por nuk eci ashtu si menduam por je Kampione Olimpike dhe e tillë do mbetesh për mua krejt jetën!
Shkojmë më tutje … /Telegrafi/