Driton Kuka e ka cilësuar Mbret xhudistin Akil Gjakova pas triumfit të madh në Grand Slam-in e Parisit.
Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që u mbajt në Paris.
Gjakova në finale mposhti xhudistin gjeorgjian, Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë -73 kg.
Për të arritur deri në finale, Akilit iu deshtë të mposhtë edhe katër kundërshtarë të tjerë, ku në gjysmëfinale mposhti Tsend Ochir të Mongolisë.
Ky triumf i ka gëzuar pa masë trajnerin e tij dhe selektorin e Kosovës, Driton Kuka, i cila e ka përgëzuar në profilin e tij në Facebook.
Kuka e ka cilësuar Akilin si Mbret të Parisit, ndërsa fitoren e medaljes së artë si dhuratë për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Vlen te theksohet se medalje ka fituar edhe Distria Krasniqi, pasi xhudisja ka fituar të bronztën në kategorinë -52 kg.
Ndërsa, pa medalje ka mbetur Nora Gajkova, që u eleminua në rundin e dytë
Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:
Mbreti i Parisit që flet Shqip sonte!
Dhurata për 10 vjet shtet!
Akili i artë në Grand Slam Paris!
Kampioni Olimpik i gjunjëzuar në Finale!
/Telegrafi/