Trajneri i njohur, Driton Kuka, është ndarë i lumtur me fitoren e madhe të Akil Gjakovës.
Xhudisti ynë u shpall kampion i Evropës, duke e mposhtur në finale xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul.
Kuka e cilësuar Akilin si “Mbreti i Evropës” pas fitores së madhe, më e rëndësishmja në karrierën e tij.
Kjo është medalja e parë elitare për meshkuj në xhudo.
“Mbreti i Evropës …. Kampion Evropian Akil Gjakova! Medalja e parë Elitare për meshkuj në Kampionate Evropiane! Ditë e lumtur dhe e madhe për vendin dhe popullin tim!”.
“Pas mbi 20 medaljeve Elitare për vajzat tona heroina erdhi edhe medalja e parë për meshkuj! Po përmbushëm në çdo aspekt nga nxënësit e mi!”, ka shkruar Driton Kuka. /Telegrafi/