Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas fitimit të medaljes së artë nga Akil Gjakova në Grand Prixin e mbajtur në Budapest të Hungarisë.
Akil Gjakova ka arritur të rrëmbej medaljen e artë në Grand Prixin e zhvilluar në Budapest.
Xhudisti pejan arriti t’i fitojë në përgjithësi pesë luftëra për të mposhtur në finale rusin Georgii Elbakiev.
Ky triumf i Akilit erdhi pas një paraqitje brilante në finale, ku e mposhti me ippon në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Pas kësaj fitore të madhe ka reaguar edhe trajneri i tij, Driton Kuka, i cili e ka cilësuar të ‘çmendur’ Akilin.
Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:
Live Akili pas finales së fituar!
Prapë e arta vjen në Kosovë
Akil Gjakova Dominon në Grand Prix Budapest!
Çfarë Akili sot i çmendur!
Luftë pas lufte deri në finale mposhti Kanadezin,Zviceranin e në Çerekfinale Legjendën e xhudos Japonezin Ebinumen,në Gjysëmfinale Uzbekun e në finale Qershia mbi tortë Rusin Elbakiev në mënyrë efikase me dy hudhje të bukura!
/Telegrafi/