Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth madaljes së bronztë të fituar nga Distria Krasniqi gjatë ditës së sotme (e diel).
Distria Krasniqi shënoi tri fitore në raundet e para të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Japoni, por u mposht në gjysmëfinale për t’i mohuar medalje e artë.
Megjithatë, xhudistja pejane u tregua e fortë në luftën për medaljen e bronztë, duke e mposhtur me ippon spanjollen Laura Martinez në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Me këtë fitore, Distria ka arritur t’i sjell Kosovës medaljen e bronztë dhe kjo e ka bërë të lumtur trajneri Driton Kuka, i cili ka shkruar disa fjalë në Facebook.
Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:
Medalja në Kampionat Botëror!
Disi Disi sot me performancën tande tregove si duhet vendi e si luftohet për Kosovën tonë!
E bronzta e Disit ka shkëlqim që ti merr sytë në Japoni!
Kosova mbi të gjitha miq
/Telegrafi/