Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes së kombëtares sonë nga Rumania mbrëmjen e së premtes në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Rumania me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve për edicionin 2024/25.
Kjo humbje e ‘Dardanëve’ ka bërë që kritikat dhe ‘shigjetat’ ndaj lojtarëve dhe stafit të jenë të mëdha nga tifozë dhe qytetarët e Kosovës.
Megjithatë, trajneri i trofeshëm i xhudos, Driton Kuka, në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’ ka bërë thirrje që lojtarët dhe ekipi të përkrahen edhe në ditë të keqe.
Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës
Për një ditë të mirë …
Sportin merreni me sportivitet!
Rumania realisht aq sa unë e pash kishte nivel tjetër të ekipit në raport me futbollistët tanë.
Fituan me meritë.
Ne si popull e dojmë sportin e sidomos futbollin por të jemi real me mundësitë e ekipit!
Loja e ekipit tonë ishte e dobët ska fjalë,skuptoj shumë në pjesën e strategjisë e taktikës në futboll por mbramë diçka shkoj huq.
Sportistët tanë e ekipi në përgjithësi duhet përkrah kur janë në ditë të keqe e jo ndryshe!
Ti përkrahim edhe më shumë në sfidat e ardhshme
/Telegrafi/