Telegrafi

Driton Kuka: Një xhudiste tjetër serbe nuk dihet nëse do të pranojë të ballafaqohet me Flaka Loxhën

Të premten është dashur të zhvillohet ndeshja mes hendbollisteve të grupmoshave të reja të Serbisë dhe të Kosovës, por qeveria serbe ka anuluar ballafaqimin për shkak të sigurisë së brishtë.

Por tash sportistët serb nuk dëshirojnë të ballafaqohen edhe në xhudo, përkatësisht xhudistja Anja Obradovic dhe Laura Fazliu është dashur të ballafaqohen në Junior Junior Judo Cup në Sarajevë.

Lexo po ashtu Pas hendbollit, Serbia tërheq edhe xhudisten nga turneu, sepse rivali i saj ishte nga Kosova

Anulimin e takimit mes këtyre dy xhudisteve e ka konfirmuar edhe trajneri i përfaqësueses sonë, Driton Kuka.

Por, ky i fundit ka bërë të ditur se në gjysmëfinale të turneut për të rinj do të takohen Flaka Loxha dhe Marica Perisic, por nuk dihet nëse do të zhvillohet ky duel.

Postimi i plotë i Driton Kukës.

Sot edhe në sportin e xhudos politika ndërhyri!
Garuesja e Serbisë Obradoviq u tërhoq nga lufta me garuesen tonë Laura Fazliu që do duhej nesër të ndodh në Kupën Evropiane për junior në Sarajevë!
E veçanta është që sot Flaka Loxha gjendet në gjysmëfinale dhe atje duhet të ndeshet prapë me një garuese nga fqinji ynë verior!
Flakës suksese e ne nuk e dëshirojmë fitoren pa luftë dhe shpresoj që do mbahet meçi në gjysmëfinale!”. /Telegrafi/