Site icon Telegrafi

Driton Kuka ndihet krenar me medaljet e fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në Grand Slamin e Parisit: Kosova mbi të gjitha

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur të fitojnë medaljen në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës dhe kjo e ka bërë krenar trajnerin e tyre, Driton Kuka.

Sot (e shtunë) kanë filluar garat e xhudos në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Edhe në këtë Grand Slam si në çdo garë tjetër të xhudos, sportistët nga Kosova kanë korrur sukses.

Lexo po ashtu Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit

E para është Distria Krasniqi, e cila ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova fitoi të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Këto fitore e kanë bërë shumë krenar trajnerin e tyre dhe të Kosovës, Driton Kuka, i cili ka reaguar me anë të rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

“Po po Parisi prapë po merr frymë shqip!. Distria e artë para 20 mijë shikuesve në Paris Bercy!. Grand Slami i Parisit për të 6 herë po flet shqip me medalje të arta… Kosova mbi të gjitha…”, ka shkruar Kuka në Facebook pas triumfit të Distrias.

Krenar me fitoren e ka bërë edhe Nora Gjakova, e cila triumfoi për herë të parë në Grand Slamin e Parisit.

“Nora e bronztë! Medalja e saj e parë në Paris!. Sa krenar jam me nxënësit e mi dhe atë aty në zemër të Francës!. Kosova mbi të gjitha…”, ka shkruar ai pas fitores së Norës. /Telegrafi/

Exit mobile version