Site icon Telegrafi

Driton Kuka i lumtur me medaljen e bronztë nga Nora Gjakova: Nismë e mbarë e vitit olimpik

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka është ndarë i kënaqur me medaljen e bronztë të fituar nga Nora Gjakova në Tel Aviv.

Xhudistja pejane ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Grand Prixin që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Nora Gjakova ishte e papërmbajtshme në takimin ndaj portugezes, Telma Moreiro, të cilën e mposhti shpejt.

Lexo po ashtu Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prixin e Tel Avivit

Ky triumf i pejanes e ka bërë të lumtur trajnerin Driton Kuka, i cili ka reaguar me një postim në profilin e tij në Facebook.

Nora Gjakova me medaljen e bronztë

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:

Nismë e mbarë e vitit Olimpik 2020 …

Medalja e parë për Kosovën për këtë vit!

Nora Gjakova e bronztë në Grand Prix Tel Aviv

350 Pikë Olimpike dhe rikthim i Nores me medalje të mëdha pas një krize që e kishte në disa gara të kaluara!

Erza dhe Flaka debutuan në nivel të lartë por nuk arritën më shumë se sa të fitojnë përvoj në këtë nivel.

Neser garon Laura Fazliu 63 kg poashtu gara e saj e parë e madhe

Kosova mbi të gjitha …

/Telegrafi/

Exit mobile version