Driton Kuka ka bërë të ditur se testime që po bëhen në Kosovës për Covid-19 nuk po pranohen në Evropë.
Trajneri i xhudos është shprehur i frustruar për barrierat që po i vendosin vendet evropiane testimeve që po realizohen në vendin tonë.
Përmes një shkrimi në faqen e tij në ‘Facebook’, Kuka ka bërë të ditur se ata po zhvillojnë stërvitjet në Poreç të Kroacisë.
Por, sipas tij, çdo qytetarë i Kosovës që po futet në shteti kroat, po testohet për coronavirus edhe nëse posedojnë letrën nga institucionet tona se janë negativ në pandeminë.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë dhe pa ndërhyrje të trajnerit kosovar:
Pse shumë shtete Evropiane spo pranojnë testimet për Covid 19 që bahen në Kosovë!?
Barrierat po vazhdojnë për vendin tonë, as liberalizim e tash barriera me teste!
Thjesht Kosova edhe në pandemi po diskriminohet ashpër dhe në mënyrë të padrejtë,Evropa vlonte para disa kohësh e ne solidarizoheshim tash kjo po ndodh në Kosovë e shtetet përreth e Evropa tash po qet barriera e po e rrit diskriminimin e po shkojnë aq larg sa as testimet spo i pranojnë.
Ekipi ynë po vazhdon kampin stërvitor në Poreç të Kroacisë!
E veçanta e qëndrimit tonë këtu kësaj radhe është numri i madh i Shqiptarëve që po kalojnë pushimet këtu.
Dhe të gjithë janë ndalur këtu si rezultat i barrierave nese do vinin në atdhe do u duhej të izolohen kur kthehen mbrama.
Testimet në Kosovë askush smund ti kontestoj,shteti Kroat i pranon dhe tashmë ne jemi këtu por shumica dërmuese e shteteve të EU spo e bën një gjë të tillë!?
E turpshme kjo sjellje ndaj shtetit tonë dhe e pakuptimtë! /Telegrafi/