Telegrafi

Driton Kuka konfirmon: Flaka Loxha në finale pasi xhudisjta serbe nuk pranoi të ballafaqohet

Flaka Loxha është kualifikuar në finale e Kupës Evropiane për junior.

Xhudistja jonë ka shkuar në finale në saje të dy fitoreve dhe pa ballafaqim në gjysmëfinale të garës që po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë trajneri i përfaqësueses sonë, Driton Kuka, i cili ka bërë të ditur se garuesja serbe, Marica Perisic, nuk ka pranuar të zhvillojë duelin në kategorinë deri në 57 kilogramë.

“Flaka Loxha në finale të Kupës Evropiane për junior! Shënoj dy fitore dhe në ndeshjen gjysmëfinale garuesja e shtetit të Serbisë nuk doli në luftën gjysmëfinale! Flakës suksese në finale e ne betejat dëshirojmë t’i bëjmë në tatami si gjithmonë! Politika s’ka vend në sport!”, ka shkruar Kuka.

Ai më tutje ka bërë të ditur se Erza Muminoviqi në kategorinë 44 kilogramë ka shënuar dy fitore dhe është duke ecur drejt medaljes së artë.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme shteti serb nuk ka lejuar të zhvillohet takimi mes Serbisë dhe Kosovës për grupmoshat e reja në hendboll. /Telegrafi/