Selektori dhe trajneri botëror i xhudos Driton Kuka, ka komentuar në ‘RADIO 1’, marrëveshjen e arritur sot në mes të Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Kompanisë prestigjioze ‘ELKOS Group-Etc’, me të cilën kjo Federatë, referuar mbi mundësitë që ofron ligji mbi Sponsorizimin e Sportit Kosovar, do mbështetet me 180 mijë euro në vit nga Kompania ‘Elkos’.
Kuka ka falënderuar presidentin e ‘Elkos group-Etc’, Ramiz Kelmendin për këtë nismë bashkëpunimi.
“Marrëveshja e stome e Kryetatit të federatës së Xhudos së Kosovës Agronit dhe e presidentit të ‘Elkos Group-Etc’ z.Ramiz Kelmendi është një marrëveshje jashtëzakonisht e frytshme. Nëse e fillojmë një diagonale të zhvillimit të sportit të xhudos prej vitit 2012 ku Majlinda ka marrë pjesë në garat olimpike, mandej në 2016 ku ishim me dy garues ndërsa në vitin e ardhshëm i kemi 5 garues të kualifikuar për lojërat olimpike dhe që të 5-tët janë nga xhudo, mbështetje sotshme do të thotë një mbështetje në substancë për çka unë i jam tepër mirënjohës z.Kelmendi si ndërmarrës i suksesshëm dhe si njeri.”- tha Driton Kuka.
Kuka më tej ka shtuar se marrëveshja ka qenë mëse e nevojshme dhe në një kohë të duhur, kur sukseset e xhudos kosovare janë pesëfishuar në botë dhe bashkë me to edhe kërkesat për mbështetje.
“Mbështetja e sotshme nga z.Kelmendi është mëse e nevojshme edhe se përpos që investimet ne sportin tonë nga ministria janë rritur, sërish nuk po plotësojnë këkresat tona meqë ne jemi 5 fishuar me suksese dhe pjesëmarrje. Pra sinqerisht kjo marrëveshje ka ardhur në momentin e duhur.”-shtoi Driton Kuka në intervistë me Arbër Grabovcin.
Driton Kuka veçoi edhe mbështetjen që Ramiz Kelmendi i kishte dhënë nismës për Ligjin mbi Sponsorizimin e Sportit si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Është kënaqësi që një Kompani si ‘Elkos’ që është ndër më të rëndësishmet në vëndin tonë të jetë përkrah xhudos dhe nesh. Unë e falënderoi z.Ramiz Kelmendi që edhe si deputet ka dhënë kontribut në ligjin për Sponsorizim të sportit dhe na shkoftë mbarë.”-deklaroi Driton Kuka për ‘RADIO 1’.
Ndryshe për Marrëveshjen ka njoftuar gjatë ditës edhe presidenti i ‘Elkos Group-Etc’ Ramiz Kelmendi.
Postimi i plotë:
“Bazuar në Ligjin për Sponsorizimin e Sportit të Republikës së Kosovës, sot kemi nënshkruar Marrëveshje Sponsorizimi një vjeçare me Federatën e Xhudos së Kosovës!
Në praninë e Selektorit dhe trajnerit me famë botërore Driton Kuka dhe Kampiones absolute botërore të xhudos Majlinda Kelmendi, bashkërisht me Kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës z.Agron Kuka ne formalizuam edhe zyrtarisht Marrëveshjen me të cilën ‘ELKOS GROUP’ si ‘Sponsor i Artë’ mbështetë sukseset e xhudos kosovare me 180 mijë euro në vit!
Suksese Ambasadorëve tonë të Sportit në rrugëtimin e pandalshëm drejt sukseseve të mëtejme!”-ka shkruar Ramiz Kelmendi – President i ‘Elkos Group-Etc’. /Njeshi&Radio1/