Trajneri i famshëm kosovar i xhudos, Driton Kuka e ka quajtur vdekjen e Muhamed Alis si humbjen më të madhe të sportit në botë.
Toni Kuka ka thënë se Ali ishte inspirimi i tij më i madh në karrierë.
“Inspirimin e dashurisë për sport e kam fituar nga Muhamed Ali,Bota sot ka humb njeriun më të madh të Sportit Boteror!
Librin e tij e kam lexuar me qindra herë!
Inspirues për mua vrapimi i tij në mëngjes dhe atë në ora 04,pa sakrificë sublime ska rezultate Kulminante!
RIP Legend” shkruan Kuka në profilin e tij në Facebook.