Drita ka konfirmuar se derbi i madh lokal ndaj Gjilanit do të zhvillohet këtë fundjavë në Lipjan.
Java e tetë e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll pritej të ishte nën hijen e derbit të madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit.
Megjithatë, një hijeshi e këtij derbi do të mungojë, pasi Drita ka vendosur të mos ua mundësoj tifozëve mysafir pjesëmarrjen.
Përveç kësaj, bardhekaltrit kanë zhvendosur derbin në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Postimi pa ndërhyrje i Dritës
Ju njoftomë që ndeshja e javës së 8-të në mes te klubit tonë FC DRITA – SC Gjilani e parapar të zhvillohet në Gjilan, është zhvendosur në Lipjan në stadiumin “Sami Kelmendi”.
Për shkak të kushteve infrastrukturore dhe situatës së krijuar në vend ditëve të fundit, ndeshja do të zhvillohet vetëm me pranin e tifozeris vendase “INTELEKTUALËT”
Ndeshja zhvillohet të dielen nga ora 15:00.
/Telegrafi/